image Vdes në QKUK 18-vjeçari nga Prizreni, i kishte rënë lisi përmbi

Sociale

Vdes në QKUK 18-vjeçari nga Prizreni, i kishte rënë lisi përmbi

news image

Eron Shala, 18-vjeçari nga Prizreni ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.

18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

Lamtumira e fundit atij do t’i jepet sot, nga ora 17:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Çka ndodhi më 1 gusht në Prizren dhe si përfundoi Eroni në QKUK?

Rreth orës 14:15 të datës 1 gusht, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren, te shtegu i këmbësorëve, u rrëzua një lisi, nga i cili u lënduan tre kalimtarë.

“Në mesin e kalimtarëve që e pësuan nga rrëzimi i lisit ishte edhe 18-vjeçari, Eron Shala, i cili kishte humbur vetëdijen”, tha për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, Eroni ishte dërguar në QKUK, ku po trajtohej deri dje, kur ndërroi jetë./Gazeta Sinjali/