image Vdes në moshën 68 vjeçare aktori legjendar britanik

Film

Vdes në moshën 68 vjeçare aktori legjendar britanik

news image

Aktori John Benfield, i njohur më shumë për rolin e tij në serialin “Prime Suspect”, ka vdekur në Spitalin Sobel House në Oksford.

Aktori legjendar britanik ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare pas një beteje të gjatë me një kancer të rrallë.

Benfield la pas gruan e tij Lillian, djalin Freddie dhe nipin Rex.

Në serialin “Prime Suspect”, ai luajti rolin e detektivit Michael Kernan.

Seriali, i cili u transmetua nga viti 1991 deri më 2006 përqendrohet në detektivin, kryeinspektoren Jane Tennyson (Mirren) i cili duhet ta provonte veten në një profesion të mbizotëruar nga meshkujt, me mbështetjen e shefit të saj Mike Kernan (Benfield). /Gazeta Sinjali