image Vdes në moshën 112 vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Botë

Botë/ Vdes në moshën 112 vjeçare njeriu më i vjetër në botë

news image

Njeriu zyrtarisht më i vjetër në botë vdiq në Japoni. Chitetsu Watanabe u largua nga kjo botë në moshën 112 vjeç, raportuan të martën mediat japoneze.

Japonezi Chitse Watanabe, i lindur në vitin 1907,  kishte marrë  certifikatën e Librit të Rekordeve Guinness me titullin si njeriu më i vjetër në botë në shtëpinë e të moshuarve. Sot u raportua se ka ndërruar jetë.

Japonezi, i cili vinte nga prefektura veriore e Niigatas, dikur deklaronte si sekret të jetëgjatësisë së tij pozitivitetin.

Njeriu, thoshte ai, nuk duhet të shqetësohet dhe gjithmonë duhet të jetë i buzëqeshur.

Deri verën e kaluar, Watanabe kishte bërë ushtrime matematikore çdo ditë.

Ai ishte baba i 5 fëmijëve. Kishte 12 nipër e mbesa dhe 16 stërnipër e stërmbesa.

Watanabe kishte ndjekur një shkollë bujqësore dhe kishte shërbyer për ushtrinë japoneze në Luftën e Dytë Botërore.

Deri sa doli në pension, kishte punuar në administratën bujqësore në Niigata.

Më 5 mars 2020, Watanabe do të mbushte 113 vjeç. /Gazeta Sinjali/