image Vdes në moshë të re futbollisti shqiptar në Itali, u aksidentua rëndë në autostradë (FOTO)

Futboll

Vdes në moshë të re futbollisti shqiptar në Itali, u aksidentua rëndë në autostradë (FOTO)

news image

Një aksident tragjik në autostradën pranë Piaçencës, i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Detar Tali Muça, një 26-vjeçar i njohur në komunitetin e futbollit amatorial në këtë provincë në Itali, është ndarë nga jeta pasi makina me të cilën udhëtonte, u përplas me një makinë të tonazhit të lartë.

Mesfushori i cili kishte luajtur me skuadra të ndryshme në kategoritë amatorë të futbollit italian, së fundmi me Sale, Muça ishte një shofer në punën e përditshme për një kompani në Tortona.

Mjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas me një kamion të mërkurën në darkë dhe ai u transportua me urgjencë në spital në Parma, ku për fat të keq nuk ia doli që të fitonte ndeshjen më të rëndësishme.

“Një lajm që na ka trishtuar shumë. Kemi mbetur pa fjalë të gjithë”, tha për mediat italiane drejtori sportiv i Sale, Alberto Del Konte.

Futbollisti shqiptar luante për këtë skuadër prej tre vitesh, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Derthona, San Xhiuliano Nuovo, Garbanja apo Audaks Orione S. Bernardino. Të gjithë këto klube e kujtuan sot me mesazhe në rrjetet sociale.

image 74
image 75
image 73

/GazetaSinjali/