Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.
Një autobus është përplasur me një automjet në segmentin Milot-Rreshen, raporton media shqiptare, Oranews.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.
Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë./Gazeta Sinjali/