image Vdes motra e parë medicinale në Ferizaj

Shëndetësi

Vdes motra e parë medicinale në Ferizaj

news image

Është ndarë nga jeta motra e parë medicinale shqiptare në Komunën e Ferizajt, Nadije Ilazi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se ajo ishte shembulli i qytetares, i të përkushtuares së jashtëzakonshme në profesion.

“Sot kësaj bote i dha lamtumirën, shembulli i qytetares, të përkushtuarës së jashtëzakonshme në profesion, motrës së parë medicinale shqiptare në Ferizaj e rrethinë, Nadije Ilazi. Ferizaj mbeti pa një shembull që duhet ndjekur e familja pa më të dashurën familjare. Familje e respektuar Ilazi, punonjës shëndetësor, dashamirë e të njohur të të ndjerës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta. Zonjës Nadije, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës” përfundon telegrami i ngushëllimit./Gazeta Sinjali/