image Ndahet nga jeta anëtari i LDK-së

Sociale

Ndahet nga jeta anëtari i LDK-së

news image

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, njofton për vdekjen e ish-drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe aktivistit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Aliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Vranovcit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i kryetarit të Ferizajit:

Me dhembje mora lajmin rrufe, se papritmas sot, ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit të Komunës, ish drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Ike e na dhe lamtumirën herët, bashkëqytetar e koleg i dashur, vepra e kontributi që le pas, për Ferizajn e ferizajast, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme në historikun e institucioneve tona. Të qoftë i lehtë dheu e dritë pastë shpirti yt!

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit!

/GazetaSinjali/