Ka vdekur edhe anëtari i katër i familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, për shkak të një aksidenti në autostradën federale 31 midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në facebook.
Ajo ka thënë se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës kudo. /Gazeta Sinjali/