Ish-trajneri i Real Madridit dhe Deportivo La Corunas, Arsenio Iglesias ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.
Trajneri i njohur dhe legjendar morri drejtimin e shumë klubeve spanjolle gjatë karrierës së tij, e cila zgjati 41 vite nga 1967 deri në vitin 2008.
Iglesias njihet më shumë për kohën e tij te Deportivo La Coruna, ku ai kaloi katër sezone dhe e fitoi Kupën e Mbretit në vitin 1995.
Gjatë kohës kur ishte lojtar, Iglesias u paraqit për klube të njohura spanjolle si Deportivon, Sevillan dhe Granadan, para se të pensionohej në vitin 1966.
Ai e filloi karrierën si trajner në vitin 1967, duke marrë drejtimin e skuadrës B të Deportivo La Corunas, Deportivo Fabril.