image Vdes ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë

Shqipëri

Vdes ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë

news image

Është ndarë nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, profesor Sabit Brokaj.

Brokaj ka vdekur në moshën 78-vjeçare si pasojë e sulmit në zemër.

Brokaj u lind më 7 janar 1942, në Vlorë. Nga 1959 deri në 1964, shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.

Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës më 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972. Nga 1972 në 1984, ai punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë.

I ndjeri hyri në politikën shqiptare pas rënies së komunizmit. Ai së pari shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në dhjetor të vitit 1991. /Gazeta Sinjali/