Sot pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Popaj, nga fshati Fortesë i Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në Facebook tha se Popaj e kreu me nder misionin e çlirimit të atdheut.
Pas përfundimit të luftës, Popaj vazhdoi të jetë fillimisht si komandant Brigade në TMK e më pas edhe në FSK.
Ndryshe, dy ditë më parë, në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, pjesëtarët e FSK-së dhuruan gjak, për t’i dalë në ndihmë të ish-ushtarit, Popajt.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 13:00. /Gazeta Sinjali/