image Komuna e Rahovecit fillon testimin për COVID-19

Shëndetësi

Komuna e Rahovecit fillon testimin për COVID-19

news image

Nga sot, qytetarët e Komunës së Rahovecit do të kenë mundësi që të testohen për COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” dhe rezultatin ta marrin shumë shpejt, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook.

“Me qëllim që të kemi një vlerësim më objektiv dhe më të qartë për gjendjen epidemiologjike me COVID 19, ekipi ynë i QKMF-së në Rahovec ka filluar me teste rapide, ku rezultatet janë të shpejta dhe të sakta”, ka shkruar Latifi në Facebook.

I pari i Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës që ai udhëheq që ta shfrytëzojnë mundësinë e krijuar dhe të marrin shërbimin për të mirën e tyre, çdo ditë pune, prej orës 10:00-13:00./Gazeta Sinjali/