image Komuna e Rahovecit pas vendimit të qeverisë redukton numrin e zyrtarëve komunal

Kosovë

Komuna e Rahovecit pas vendimit të qeverisë redukton numrin e zyrtarëve komunal

news image

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka marrë vendim që të reduktojë stafin e zyrtarëve komunal, përveç personelit shëndetësor dhe inspektoratit komunal. Kjo pas vendimit të fundit që qeverisë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus(COVID -19).

Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi, zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kam mbajtur…

Posted by Smajl Latifi on Monday, March 16, 2020

Më tej, Latifi ka bërë apel që të mos krijohet frikë, por të shtohet kujdesi.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 13 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/