image Vdes hoxha që kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit nga pushtuesi serb

Kosovë

Mitrovicë/ Vdes hoxha që kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit nga pushtuesi serb

news image

Ka ndërruar jetë njëri nga hoxhallarët më të njohur të Mitrovicës, Mulla Asllan Murati.

Hoxha Asllan Murati njihet ndër hoxhallarët më të njohur në Kosovë, përveç tjerash ai njihej edhe si veprimtar i çështjes kombëtare.

Njëra ndër veprat më të mëdha të hoxhës mitrovicas, që do të mbahet mend, është se ai kishte arritur me vite të tëra t;i fshehte eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini nga pushtuesi serb.

Ndryshe, varrimi bëhet nesër me xhuma dhe funerali niset nga Xhamia Qëndrore në Mitrovicë.