Ka ndërruar jetë gazetari kosovar Sulejman Gashi.
Për vdekjen e të ndjerit ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e gazetarit të njohur të RTK-së, Sulejman Gashi. Ai tërë jetën iu përkushtua gazetarisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë zë i shqiptarëve. Ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të tij gazetarë dhe gjithë të afërmve të tij“, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Gazeta Sinjali/