image Vdes folkloristi Isë Llapqeva

Muzikë

Vdes folkloristi Isë Llapqeva

news image

Ka vdekur sot këngëtari i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva, në moshën 76 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij, Hamz Llapqeva, përmes një postimi në Facebook.

“Miq dhe dashamirë tē nderuar, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se sot më datën 15 shtator 2020 në moshēn 76-vjeqare vdiq vllau, prindi ynë: Isë Imer Llapqeva”, ka shkruar familjari i tij.

Isë Llapqeva është këngëtar i njohur i muzikës popullore rapsodike. Ai është autor i albumit “Lavdi, Lavdi, Lavdi Legjendave Kombëtare”, kurse projekti i tij i fundit është  “Odat tona janë kanë shkolla”.

Varrimi i tij bëhet sot në varrezat e Prizrenit. /Gazeta Sinjali/