image Sot i jepet lamtumira e fundit arsimtares që u vra nga bashkëshorti me sëpatë

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit arsimtares që u vra nga bashkëshorti me sëpatë

news image

Arsimtarja Sadije Miftari-Godeni, e vrarë nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, pritet të varroset sot në ora 14:00.

Njoftimi i ceremonisë së varrimit është publikuar nga Shkolla Dardania, ku e ndjera ishte mësimdhënëse.

Sipas njoftimit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, e ndjera do të varroset në varrezat e qytetit në Arbëri.

“Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni bëhet sot në orën 14:00 në Varrezat e Qytetit ne Dragodan. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

Sadije Miftari-Godeni u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës ishte qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj.

/GazetaSinjali/