image Ndahet nga jeta ish-profesori i Kimisë nga Istogu

Sociale

Ndahet nga jeta ish-profesori i Kimisë nga Istogu

news image

Në moshën 72-vjeçare ka vdekur ish-profesori i Kimisë, Tunë Gegaj, nga Gurrakoci i Istogut.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat lokale të Istogut si dhe shumë ish-nxënës të tij.

I ndjeri i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, kishte shërbyer mbi 40 vite në arsim.

Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 26 prill (nesër), në ora 13:00, në varrezat e vendlindjes në Gurrakoc.

/GazetaSinjali/