Një zyrtar i Komunës së Istogut ka ndërruar jetë.
Ka vdekur zyrtari i Komunës së Istogut, Fatmir Bytyçi.
I ndjeri punonte si Menaxher i Personelit në këtë komunë.
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati e përshkruan Fatmir Bytyçin si punëtor i vyer, i sinqertë dhe i urtë.
Ai ju shprehu ngushëllime familjes Bytyçi për vdekjen e më të dashurit të tyre.
Postimi i plotë:
Me dhembje e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Fatmir Bytyçit, mikut të babit tim, kolegut tim, Menaxher i Personelit në Komunën e Istogut, punëtorit të vyer i cili dëshmoi gjithmonë, sinqeritetin, urtinë dhe respektin e tij.
Ju shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.