image Ilir Ferati kujton babanë e ndjerë: Rrugën që na e trasove do ta vazhdoj me fanatizëm

Sociale

Ilir Ferati kujton babanë e ndjerë: Rrugën që na e trasove do ta vazhdoj me fanatizëm

news image

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë homazhe te varri i babait të tij, Fadil Ferati, i cili më parë ushtronte detyrën që sot e ka i biri.

“Në 12 vjetorin e shkuarjes në amshim e përkujtuam Kryetarin Historik të Komunës së Istogut, të përkujtuam Ty, babë. Bashkë me veprimtarët dhe anëtarët e LDK-së, partisë që i shërbeve nga fillimi e deri në fund, bashkë me qytetarët e Istogut tënd e Republikës tonë”, ka shkruar Ferati në Facebook.

May be an image of flower, monument and outdoors

Ferati tha se do ta ndjekë me fanatizëm rrugëtimin e të atit të tij.

“Rrugën që na e trasove do e vazhdoj me fanatizëm, qëllimet tua do i mbrojmë çdo forcë. Ideali yt vazhdon përmes nesh dhe do ruhet si vlera më e madhe që trashëguam nga ti”, ka shkruar tutje ai.

May be an image of 10 people, people standing, monument and outdoors

/GazetaSinjali/