image Vdes edhe një kosovar nga koronavirusi, shënohet viktima e katërt

Kosovë

Shëndetësi/ Vdes edhe një kosovar nga koronavirusi, shënohet viktima e katërt

news image

Një 55-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, ka vdekur gjatë ditës së hënë në QKUK, ndërkohë rezultati i analizës për Covid-19 ka dalë sot dhe është pozitiv.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar rastin dhe tash në total numri i të vdekurve në Kosovë shkon në katër.

“I.Sh., i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, nuk ka arritur të mbijetojë. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/