Me 30 tetor të këtij viti, në rrugën Shtime-Komoran, konkretisht në fshatin Krojmirë të Komunës së Lipjanit, rreth orës 20:10 kishte ndodhur një askident i rëndë trafiku, nga i cili një e mitur për tri javë ishte trajtuar në QKUK, si shkak i lëndimeve të rënda që i kishte marrë, raporton Gazeta Sinjali.
E mitura, pas tri jave luftë me plagët nuk ka arritur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë mbrëmë.
Gazeta Sinjali brenda burimeve të QKUK-së merr vesh se trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Sinjali/