image Vdes doktori Rifat Halili

Sociale

Vdes doktori Rifat Halili

news image

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur doktori Rifat Halili, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Reznik, Komuna e Vushtrrisë.

Njoftimi:

NJOFTIM MORTOR

Prof.Dr. Rifat HALILI, idhulli im, gjyshi im i urtë dhe i dashur, ndërroi sot jetë.Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore ditëve të fundit, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por, sot në 07h 30, datë 07 korrik 2021, u nda nga kjo jetë.

Ne, familjarët e tij, miqtë e tij do t’i japim sot një strehë tjetër, pranë gruas, djalit e prindërve të vet që i deshi aq shumë.Ceremonia e varrimit do të jetë sot në orën 14h 00 (me drekë) në fshatin e tij të lindjes, Reznik, komuna e Vushtrrisë.Nderimet për të (e pamja) bëhet në shtëpinë e tij në Vushtrri, nga nesër e Enjte 08.07.2021 nisur nga ora 09h – 17h zgjatë 3 ditë dhe gjithë jetën.

Të pikëlluarit, vajzat: Gëzime, Vjollca, Teuta, Ilirijana; djali: Besimi me bashkëshorten Sadete e djalin Shpëtimin, mbesat, nipat dhe e gjithë familja HALILI.

/GazetaSinjali/