image Vdes deputeti britanik pas plagëve të marra nga therja me thikë

Evropë

Vdes deputeti britanik pas plagëve të marra nga therja me thikë

news image

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, David Amess ka vdekur sot pasi u ther me thikë njoftoi policia, shkruan SkyNews.

Sulmi ka ndodhur në kishën “Belfairs Methodist”, raporton Sky News. Amess e ka përfaqësuar Southend West që nga viti 1983.

Sipas raportimeve një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Ai është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

Policia e Essex-it informoi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalin me deklaratë së shpejti.

/GazetaSinjali/