Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës.
Bokseri bullgar Isus Veliçkov, ka humbur jetën pas përballjes në ring me boksierin durrsak Ardit Murrja.
Veliçkov, ka marrë goditje të rënda gjatë ndeshjes duke rënë në tokë.
Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë, bullgari nuk ka mundur të shpëtojë.
Kjo ngjarje tragjike i ka prekur të gjithë, pasi që supozohej të ishte një ditë festë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por që ka rezultuar në tragjedi.