image Shërbente te ferma e Asmer Bilalit, përplasja e bandave solli vrasjen e 19-vjeçarit
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Shërbente te ferma e Asmer Bilalit, përplasja e bandave solli vrasjen e 19-vjeçarit

news image

Vrasja e djeshme që ka ndodhur në Shkodër, mendohet që erdhi si pasojë e përplasjes mes bandave.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kiras”, ku 19 vjeçari Erjon Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nja motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët, raporton EuroNews, përcjell Sinjali.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

/GazetaSinjali/