image Zbulohet personi i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 19-vjeçarit
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Zbulohet personi i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 19-vjeçarit

news image

Policia e Shkodrës raportohet se ka identifikuar autorin e ekzekutimit të 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, që ndodhi mbrëmje e së dielës.

Mediat në Shqipëri raportuan se ai është një person me të kaluar kriminale dhe rezulton i shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në darkë. 7 herë është qëlluar në vendin e ngjarjes me pistoletë nga autorët ndërkohë që 5 predha plumbi pistoletë ka marrë viktima pas atentatit me armë zjarri.

Pikërisht tek arma e krimit dhe motori i djegur në lagjen Guerrila është shpresa e vetme e grupit hetimor, duke shpresuar në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit.

Sa i takon pistave të hetimit, ato po zhvillohen në dy drejtime, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

/GazetaSinjali/