Ka vdekur ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Rahovecit, professor Kadri Dellova.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka ngushëlluar familjarët e të të ndjerit, derisa tha se Dellova qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut.
“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë njëri nga personalitetet e rëndësishme në Krushë të Madhe, Rahovec e më gjerë, veprimtari, atdhetari, kontributdhënësi, ish këshilltari i KK- Rahovec, profesor Kadri Dellova. Nga sot Komunës së Rahovecit do t’i mungojë njëri nga emrat e veçantë, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi për lirinë dhe ndërtimin e vendit”, ka shkruar Latifi.