Aktorja e njohur amerikane Valerie Harper ka ndërruar jetë sot, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Harper u bë e famshme nga rolin i saj Rhoda në sitkomin klasik “The Mary Tyler Moore Show”. Gjithashtu ajo pati dhe role të tjera të suksesshme.
Lajmi i hidhur u konfirmua nga vajza e saj Cristina Cacciotti dhe mikesha e familjes Deanna Buskey- shkruan CNN.
Ajo prej vitesh luftoi me kancerin por sot në moshën 80 vjeçare e humbi përfundimisht betejën.
Buskey, mikeha e familjes së aktores për më shumë se 20 vite tha se familjarët nuk mund të siguronin detaje të tjera rreth vdekjes në këto momënte.