Në moshën 65 vjeçare ka vdekur aktori turk, Recep Aktug.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë vajza e tij në rrjetet sociale.
Recepi vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën ishte përballur para dy viteve. Aktori tashmë i ndjerë pas vetës la një pasuri të madhe në kinematografinë turke. Ai mori pjesë në seriale të ndryshme që luante role kryesore. Në Kosovë i njohur u bë me rolin e “Hilmiut” nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”.
Vdekja e tij i ka prekur edhe dy aktoret e njohura, si Seray Gozler dhe Nebahat Çehre. Të dy aktoret në rrjetin social Instagram kanë publikuar fotografi të të ndjerit, teksa kanë shprehur dhimbjen e tyre. Seray e njohur si ”Feridja’ nga seriali ”Mos ma lësho dorën” është lutur për shpirtin e kolegut të saj.
Nebahat Çehre apo si e njohin të gjithë ”Sulltanesha Ajshe” nga seriali “Sulltani-Shekulli i madhërishëm”, ka shkruar se fjalët për një njeri siç ishte Recepi janë të vogla.