image Ngjarje e rrallë: Zhytësi përfundoi në gojën e balenës, por arriti të shpëtojë - Sinjali

Ngjarje e rrallë: Zhytësi përfundoi në gojën e balenës, por arriti të shpëtojë

news image

Një ngjarje ‘si në filma’, i ka ndodhur një zhytësi profesionist karavidhesh. Të premten në mëngjes gjatë zhytjes, ai përfundoi në gojën e një balene. Michael Packard ka qenë një zhytës karavidhesh në Provincetown për 40 vjet, por kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë, transmeton Gazeta Sinjali.

Packard tha për News WBZ-TV se pasi u hodh nga anija e tij në ujë, ai ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka iu errësua. Në fillim kishte frikë se mos po sulmohej nga një peshkaqen.

“Ndjeva përreth dhe kuptova se nuk kishte dhëmbë,” tha ai. “Pastaj kuptova, ‘O zoti im jam në gojën e një balene dhe ajo po përpiqet të më gëlltisë ”.

Packard tha se mendoi me vete: “Kaq ishte, unë do të vdes”. 

Ai mendoi për fëmijët dhe gruan e tij dhe ndjeu se nuk po dilte nga goja e balenës.

Më pas ai kishte arritur më në sipërfaqe, dhe mundi të dilte nga goja e balenës.

“Nuk mund të besoj që jam këtu për ta treguar.”

Ai pësoi disa dëmtime të lehta, ndërsa ekspertët e kanë quajtur jashtëzakonisht me fat sepse arriti të shpëtojë nga një ndodhi kaq e rrallë, duke vlerësuar se ka një mundësi në një trilion që dikush të hahet nga një balenë.

Ekspertët thonë se balenat janë përgjithësisht të qeta përreth njerëzve dhe tregojnë pak agresion ndaj tyre, por gjithsesi paralajmërojnë kujdes dhe këshillojnë zhytësit që të qëndrojnë të paktën 100 metra larg tyre.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: