image Vdes aktori i njohur kosovar

Kosovë

Vdes aktori i njohur kosovar

news image

Ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci. Kështu kanë bërë të ditur familjarët e Mikullovcit përmes rrjetit social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktori Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci hyri në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1517478401790145&set=a.110207289183937&type=3&theater

/GazetaSinjali/