COVID-19

Të infektuar

10590

Të shëruar

6248

Të vdekur

354

Vdes aktori i njohur, gruaja e tij shkruan e pikëlluar

news image

Nick Cordero, aktori i nominuar për çmimet ‘Tony’, ka vdekur në moshën 41-vjeçare pas një përballjeje prej disa muajsh me koronavirusin.

Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram.

“Zoti ka një engjëll në parajsë tani. Burri im ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar e lutur ashtu siç u largua qetësisht nga kjo botë. Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të.. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm, e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”, shkroi bashkëshortja.

Javët e fundit, sipas gruas së tij, ai kishte qenë në gjendje t’i përgjigjej disa komunikimeve me sy, por mbeti i palëvizshëm.

Nick ka luajtur filma të njohur si “Bullets Over Broadway”,  “Rock of Ages” e shumë të tjerë. AI ishte shtruar në kujdes intensiv në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles që nga 31 marsi pasi u infektua me virusin  ri. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: