Nick Cordero, aktori i nominuar për çmimet ‘Tony’, ka vdekur në moshën 41-vjeçare pas një përballjeje prej disa muajsh me koronavirusin.
Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram.
“Zoti ka një engjëll në parajsë tani. Burri im ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar e lutur ashtu siç u largua qetësisht nga kjo botë. Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të.. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm, e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”, shkroi bashkëshortja.
Javët e fundit, sipas gruas së tij, ai kishte qenë në gjendje t’i përgjigjej disa komunikimeve me sy, por mbeti i palëvizshëm.
Nick ka luajtur filma të njohur si “Bullets Over Broadway”, “Rock of Ages” e shumë të tjerë. AI ishte shtruar në kujdes intensiv në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles që nga 31 marsi pasi u infektua me virusin ri. /Gazeta Sinjali