Aktori dhe partnerja e tij kanë vdekur nga një përplasje avioni, shkruan Gazeta Sinjali.
Joe Lara ylli i “Tarzan: The Epic Adventures”, ka vdekur pasi një avion i vogël u përplas në një liqen këtë fundjavë, shkruan TMZ.
Avioni privat thuhet të jetë Cessna 501, u ngrit të shtunën nga Aeroporti i Smyrna, pranë Nashville, dhe thuhet se ishte drejtuar për në Palm Beach, Florida por disi u zhyt në Liqenin Percy Priest jo shumë kohë pas ngritjes.
Ekipet e tjera të shpëtimit u dërguan në vendin e ngjarjes por, pas një operacioni gjithë natës autoritetet thonë se udhëtarët u gjetën të vdekur dhe familjet e tyre u njoftuan me kohë.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin.
Lara ishte një nga shtatë personat që u vranë.
Të tjerët janë bashkëshortja, një mësues feje i krishterë, Jennifer J. Martin, David L. Martin, Jessica Walters, Jonathan Walters dhe Brandon Hannah, që të gjithë janë vendas dhe raportohet të jenë pjesë e së njëjtës kishë.
Joe Lara është i famshëm nga ditët e tij televizive, kur ai luajti mbretin e xhunglës midis 1996 dhe 2000 duke luajtur si Tarzan për një total prej 22 episodesh, duke përfshirë një film televiziv që doli vite më parë i quajtur “Tarzan në Manhattan”. /Gazeta Sinjali/