Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë të një 72-vjeçareje që ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Rasti është raportuar në stacionin policor “veriu”, nga ku njësitë policore janë nisur për në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në vendngjarje zyrtarët policorë kanë takuar djalin e viktimës, i cili ka deklaruar se nëna e tij vdiq pasi Autoambulanca nuk ka shkuar kur është telefonuar.
Sipas tij, ata i kanë thënë gjatë ditës së djeshme se duhet të kërkojë tretman mjekësor nga njësia e sëmundjeve kronike.
Lidhur me rastin, burimet e Sinjalit njoftojnë se është konsultuar prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar që rasti të iniciohet “hetim mbi vdekjen”.