Numri i viktimave nga COVID-19, vetëm po shtohet, ku ndër ta janë edhe moshat e reja që po humbin jetën nga koronavirusi, raporton Gazeta Sinjali.
Ardian Tolaj, është 38-vjeçari nga fshati Prilep i komunës së Deçanit që humbi jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në Facebook, ku është njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të ndjerit. /GazetaSinjali/