image Vdes 23-vjeçari pasi u kafshua nga peshkaqeni

Vdes 23-vjeçari pasi u kafshua nga peshkaqeni

news image

Një djalë 23 vjeç ka vdekur, pasi u kafshua nga një peshkaqen pranë Reef Great Barrier, të hënën.

I riu u kafshua ndërkohë që po notonte në ishullin North West me miqtë e rij, sipas policisë në Queensland, Australi. Pjesa tjetër e grupit u ngjitën në anijen e tyre.

Djali pësoi lëndime të rrezikshme për jetën në këmbë, dorë dhe bërryl. Viktima ka punuar si si vëzhgues në Queensland Parks Queensland (QPWS).

Sipas një deklarate nga QPWS, 23-vjeçari së bashku me grupin ndodheshin në det për të përfunduar disa punime të mirëmbajtjes.

Ky është sulmi i tretë i peshkaqenëve të raportuar në zonë që nga 30 dhjetori, sipas CNN 7 News.

Një vajzë nëntë vjeçare u kafshua në këmbë në janar. Disa ditë më parë, një burrë 30 vjeç u kafshua në këmbë dhe pësoi lëndime të lehta. Të dy mbijetuan.

Në tetor, një turist britanik humbi një këmbë pasi u kafshua nga një peshkaqen pranë Airlie Beach në Queensland. /Gazeta Sinjali/