D.Gj, 22-vjeçar, nga fshati Nec i Gjakovës, është dërguar në spital pa shenja jete. Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe aktualisht rasti po trajtohet si ‘hetim i vdekjes’.
Deri më tani për këtë rast në stacionin policor të Gjakovës, janë shoqëruar tre persona si dhe janë konfiskuar tri armë.
“Rastin jemi duke e trajtuar si ‘hetim i vdekjes’, viktima 22 vjeçar është sjellë pa shenja jete, ka plagë prej armës së zjarrit. Deri më tani policia ka konfiskuar tri armë, tre persona janë shoqëruar në stacionin policor. Po vazhdon të ekzaminohet vendi i ngjarjes”, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Lumni Graishta, Drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës.
Ngjarja ku humbi jetën 22-vjeçari ka ndodhur në Nec.
Graishta tha se policia dhe prokurori kujdestar po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/