Një 21-vjeçare, e cila nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, humbi jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Chloe Middleton, nga Buckinghamshire i Anglisë, vdiq javën e shkuar.
Familjarët e saj u bënë apel njerëzve që të mbrojnë veten, duke thënë “ju lutemi ndiqni rregullat e vendosura nga qeveria”.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 465, ndërsa të infektuarit janë 9,500. /Gazeta Sinjali/