image Vdes 18 vjeçari në aksidentin në Zajm të Klinës

Kosovë

Tragjike/ Vdes 18 vjeçari në aksidentin në Zajm të Klinës

news image

Aksidenti që ndodhi para pak minutash në fshatin Zajm të komunës së Klinës ka përfunduar me fatalitet. Në këtë aksident ka humbur jetën G.Z 18 vjeçar nga komuna e Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në fshatin Zajm të komunës së Klinës. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti “Jeep” dhe një motoçiklete, nga ky aksident ka pësuar, personi G.Z i lindur në vitin 2001. I njëjti është bartë menjëherë për në Spitalin Rajonal në Pejë, sepse ka dhënë shenja jete por në spital ka arritur pa shenja jete”, tha Ibra për Gazetën Sinjali.

Ai shtoi se policia ka arrestuar shoferin e veturës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet relevante policore për t’i sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident. /Gazeta Sinjali/