image Vdes 16 vjeçarja në Gjirokastër, dyshohet se konsumoi fasule me helm kundër mizave

Rajon

Vdes 16 vjeçarja në Gjirokastër, dyshohet se konsumoi fasule me helm kundër mizave

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, pasi dyshohet të ketë konsumuar fasule me helm kundër mizave.

Mësohet se adoleshentja ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

16-vjeçarja, banuese në fshatin Zenelaj, nuk e dinte se fasulet ishin të spërkatura me helm.

Vajza është dërguar me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë./Gazeta Sinjali/