image Vdekjet nga koronavirusi në Angli, 41% më shumë sa ishin raportuar

Botë

Pandemia/ Vdekjet nga koronavirusi në Angli, 41% më shumë sa ishin raportuar

news image

Numri real i vdekjeve nga koronavirusi në Angli dhe në Uells është shumë më i lartë sa ishte raportuar më parë, për periudhën deri më 10 prill, tregojnë shifrat e publikuara së fundmi.

Në atë kohë, shifrat zyrtare deklaronin 9,288 persona të vdekur nga Covid-19, por në shifrat e publikuara këtë të martë nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuluan se numri i vërtetë ishte 13,121, një shifër 41% më e lartë se raportimi i parë.

Kjo mospërputhje ka ardhur për shkak se në shifrën fillestare janë raportuar vetëm personat që kanë ndërruar jetë në spitale nga Covid-19.

Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se 1,043 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në shtëpitë e të moshuarve. Së fundmi, është ngritur shqetësimi për mungesën e pajisjeve mbrojtëse dhe testimeve në ato ambiente. /Gazeta Sinjali/