Policia njofton se dje një person në fshatin Brecë të Podujevës ka vdekur në oborrin e tij, dyshohet se paraprakisht ka pësuar lëndime trupore.
Rasti i tij po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, raporton Gazeta Sinjali.
“Raportohet se viktima mashkull në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se kishte pësuar lëndime. Nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/