image 72-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, Policia nis hetimet

Siguri

72-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, Policia nis hetimet

news image

Një person është gjetur pa shenja jete, sot rreth orës 11:30 në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë në vendbanimin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për personin me inicialet M.T., 72-vjeçar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë”, njofton Policia.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

/GazetaSinjali/