image Vdekje e dyshimtë në Malishevë

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Malishevë

news image

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj”, në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima u dërgua në këtë qendër nga familjarët e tij.

Për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”./GazetaSinjali/