Policia njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur dje në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e këtij fshati nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte dërguar te mjeku. Siç njofton policia, në QKMF ishte dërguar pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Fsh. Zlipotok, Dragash 05.06.2020-20:10. Është raportuar se viktima mashkull Kosovar ishte dërguar në QKMF Dragash pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Sipas dëshmitarit mashkull kosovar viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte dërguar te mjeku. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/