Sot rreth orës 17:00 në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës, 82-vjeçari (I.K) përderisa me biçikletë po kalonte urën që shfrytëzojnë këmbësorët në këtë fshat, aksidentalisht ka rrëshqitur nga ura dhe ka rënë në lumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se si pasojë e lëndimeve të pësuara, i njëjti ka gjetur vdekjen në vendin e aksidentit.
Nga dëshmitë e dëshmitarëve okularë, hetuesit policorë kanë kuptuar se rënia nga ura ishte aksidentale dhe nuk dyshohet për ndonjë veprim të qëllimshëm qoftë nga viktima, qoftë nga ndonjë person i tretë.
Sinjali mëson se në vendin e aksidentit janë parë njësitet policore dhe personeli shëndetësor, por përkundër kësaj nuk është arritur rikthimi në jetë i tashmë të ndjerit.