image Vdekja tragjike e dy fëmijëve në Milloshevë, reagon kryeministri Hoti

Kosovë

Vdekja tragjike e dy fëmijëve në Milloshevë, reagon kryeministri Hoti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve sot në Milloshevë të Obiliqit.

Hoti tha se me dhimbje të thellë ka pranuar këtë lajm, humbja e të cilëve, thotë ai, është humbje për të gjithë vendin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Me dhembje të thellë mora lajmin tragjik për humbjen e jetës së më të dashurve tuaj. Humbja e secilës jetë na bënë të mërzitemi, e veçanërisht e fëmijëve. Vdekja e tyre është humbje për ju, miqtë tuaj dhe gjithë vendin”, ka shkruar Hoti.

Hoti në emër të tij dhe të Qeverisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën familjarët e tyre./Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3373438162717514