Inspektorati sanitar shëndetësor ka filluar hetim të jashtëzakonshëm në Klinikën për Gjinekologji në Shkup për të zbardhur vdekjen e lehonës 27 vjeçare nga Makedonska Kamenica e cila ndërroi jetë në Klinikë pas komplikimeve në zemër dhe sistemin respirator. Nga Inspektorati thonë se të hënën pritet të dalin me informacionet e para për zbardhjen e rastit.
Në rrjedhë është mbikëqyrja e jashtëzakonshme në Klinikën e Gjinekologjisë, si dhe në spitalin ku është kryer lindja. Pas përfundimit të inspektimit, nëse ka dyshime Inspektorati sanitar shëndetësor do të iniciojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme tek ministri – njoftojnë nga Inspektorati Shëndetësor.
Ndërkohë, nga Klinika për Gjinekologji thonë se rezultatet e para kanë treguar se ka pasur shtrëngim serioz të zemrës dhe të sistemit të mushkërive.
Është kryer menjëherë ekzaminimi multidiciplinar në të cilin pos gjinekologut dhe anesteziologut ka marrë pjesë edhe kardiologu. Pas ekzaminimeve urgjente, është vendosur që përmes operimit të hiqet foshnja me qëllim që të shpëtohet. Por, përskaj të gjithë masave të ndërmarra, gjatë operimit ka pushuar së funksionari zemra e nënës. Trupi është dërguar në Institutin e Patologjisë pranë Fakultetit Mjekësor nga ku ende jemi në pritje të rezultateve – thonë nga Klinika e Gjinekologjisë Shkup.
Vdekja e lehonës u konstatuar gjatë ditës së djeshme. Klinika e Gjinekologjisë njoftoi se nga Spitali i Koçanit lehona është transportuar për në Shkup në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore. Foshnja ndodhet në gjendje stabile dhe nën kujdesin intensiv të Klinikës së Gjinekologjisë.